“Mesi do Lautaron te Barça?!”, vjen përgjigja epike e menaxherit

Lautaro Martinez shkëlqeu me Argjentinën në Copa America dhe rreth tij ka pasur shumë zëra për një interesim të Barcelonës, që thuhej se ishte e gatshme të paguante mbi 100 milionë euro. Gjithsesi menaxheri i sulmuesi tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt nga ana e katalanasve.

Beto Jake komenton edhe komplimentet që Lionel Mesi ka bërë për klientin: “Të marrësh elozhe nga lojtari më i mirë në botë është diçka shumë e mirë. Lautaro në këtë mënyra ka edhe më shumë dëshirë për t’u përmirësuar dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm. Për momentin mendon vetëm për Interin dhe është i lumtur aty”.

“Askush nga Barcelona nuk më ka kontaktuar. Më kanë ardhur veç zëra, që gjithsesi nuk kanë rezultuar diçka reale”, shton menaxheri i Martinez, i cili më pas lëshon edhe një batutë. “Po bëj një batutë. Nëse Mesi dëshiron të luajë me Martinez, le të shkojë ai tek Interi. Do ishte diçka e mrekullueshme nëse do të ndodhte”, deklaron Jake për fcinternews.it.

Në fund ai flet edhe për konkurrencën: “Lukaku dhe Xheko? Gjithmonë duhet të ketë konkurrencë, askush nuk e ka të sigurt vendin në formacion. Fusha do tregojë se kush e meriton të luajë. Shpresojmë që ky kampionat të shkojë më mirë se i vjetshme, pasi tani e gjithë bota e di kush është Lautaro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *