Mesi dhe të tjerët, përshëndetje dhe nderime për Masçeranon

0

Barcelona organizoi një darkë lamtumirë të mërkurën dhe Havier Masçerano do të përshëndetet me tifozët sot në mbrëmje në ndeshjen e kupës, kundër Espanjolit.

Lionel Mesi është ndër lojtarët që i ka dërguar një përshëndetje dhe ka nderuar mesfushorin argjentinas, i cili në ditët e ardhshme do të lërë Barcelonën për të vijuar karrierën në Kinë, te Hebei China Fortune. 33-vjeçari do ta mbyllë karrierën me Barcelonën nesër dhe Barça do të përfitojë 10 milionë euro nga transferimi në Superligën kineze.

Barcelona përpiloi një video me urime nga shokët e skuadrës, ndërsa Lionel Mesi i dërgoi edhe një mesazh me anë të Instagramit shokut të shumë betejave në dekadën e fundit.

“Masçe, pas kaq shumë ndeshjesh e momentesh së bashku, fjalët nuk mjaftojnë.

“Ti e di që do të më marrë malli, do jetë e çuditshme të shkoj në dhomën e zhveshjes dhe mos të të kem në krahun tim. Por do të takohemi së shpejti në kombëtare. Një përqafim të madh për ty, të uroj gjithë të mirat”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.