“Mesi dhe Ronaldo, ndër më të mirët në histori”

0

Italiani Ançeloti komenton momentin aspak të mirë të dy lojtarëve më të mirë të globit. Sipas tij, situata e CR7-s s’është normale

 

Për ish-trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançeloti, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për mungesën e golave të Kristiano Ronaldos në fillimin e këtij sezoni. Ai e ka pranuar se kjo nuk është gjë e zakontë, gjithsesi. Duke folur për portugezin, tekniku italian ka përmendur edhe Leo Mesin. Sipas tij, këta të dy janë ndër më të mirët në histori. “Është e çuditshme se si Kristiano ende nuk ka shënuar, por nuk është për t’u merakosur. E njoh shumë mirë atë. Shpresoj që ky sezon të jetë sezoni ku ai do të shpallet golashënuesi më i mirë. Ai shënoi 61 gola sezonin e shkuar. Është e pamundur. Është gjithashtu e pazakontë se si Mesi nuk ka shënuar, por unë nuk kam asnjë dyshim rreth tij. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Kristiano dhe Mesi janë dy nga më të mëdhenjtë në futboll. Spanja është me fat që mund t’i shijojë të dy njëkohësisht”, – është shprehur Don Karlo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image