Mesi bën ç’të dojë, Çelsi dorëzohet

0

Lionel Mesi i ka pasur makth ekipet angleze. I ka pasur, sepse nuk i ka më, përkundrazi, u shënon sa herë i dalin përpara.

Sot e pati radhën Çelsi të provonte furinë e yllit argjentinas, i cili shënoi dy gola dhe dha asist për Dembele.

Sfida nisi me gol rekord për Mesin, i cili kurrë nuk kishte shënuar që në minutën e tretë të ndonjë takimi në karrierë (2 minuta e 8 sekonda). Në minutën e 20-të Dembele dyfishoi dhe Çelsi kishte një mal për të ngjitur. U mundua shumë skuadra londineze, krijoi lojë e raste, por e kotë, as fati dhe as Mesi nuk ishin me Antonio Konten.

Triumf për ekipin e Valverdes, kompletuar nga goli i Mesit në minutën e 63-të, me “Pleshtin që kapi kuotën e 100 golave në Champions.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here