Mesi bëhet sërish baba, Barça e përshëndet me fitore

Barcelona nuk e pati problem mungesën e Lionel Mesit, duke vijuar marshimin e vet drejt titullit kampionat, me një fitore 2-0 ndaj Malagas, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Mesi ishte heroi i Barcelonës javën e shkuar ndaj Atletikos, por mungoi për shkak se bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Luis Suarez dhe Filipe Kutinjo shënuan gola të shkëlqyer që në pjesën e parë dhe Barcelona nuk u sforcua shumë më pas, edhe pse Malaga mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 30-të, kur Samu doli me karton të kuq.

Asnjë gol më pas, me katalanët që preferuan të mos lodhen dhe të mos e teprojnë, ndaj një rivali dukshëm inferior dhe në krizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *