Mesi barazon Raul, por Mbape “i rrëmben” një rekord

Gjithmonë Lionel Mesi. Ylli i Bracelonës vendos një tjetër primat në karrierën e tij dhe në historinë e Champions League.

Me golin e parë (nga tre) të realizuar në portën e PSV, sulmuesi shënoi për të 14-in sezon radhazi në turneun më të rëndësishëm për klube. Statistikë me të cilën Mesi lë mbrapa Kristiano Ronaldon, i cili do të luajë sot dhe barazon ish-sulmuesin e Realit, Raul.

Mbrëmje e paharrueshme në “Camp Nou” për argjentinasin, që gjithsesi sheh Kilian Mbape t’i rrëmbejë një tjetër rekord. Sulmuesi francez i PSG bëhet shënuesi më i ri në historinë e Champions League, i cili kalon kuotën dyshe të golave.

Në moshën 19 vjeç e 272 ditë, Mbape numëron 11 gola të realizuar. Mesi e arriti këtë shifër në moshën 21 vjeç e 119 ditë. Mbrëmja që hapi këtë edicion të Champions, shënoi edhe rekordin e Iker Kasijas, i cili ka luajtur në 20 sezone të evenimentit, duke kaluar një tjetër legjendë, si Rajan Gigs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *