Mesi apo Ronaldo? Simeone sqaron meselenë e madhe

Gjatë Botërorit të Rusisë nuk munguan kritikat e shumta ndaj Kombëtares Argjentinase. Trajneri, shumë lojtarë, dhe Leo Mesi. Të gjithë nën akuzë. Njëri prej kritikëve ishte dhe trajneri i Atletikos, Diego Simeone. Një bisede zanore në “WhatsApp”, ku tekniku argjentinas fliste me ndihmësin e tij duke kritikuar Argjentinën, u përhap shpejt nëpër Internet.

Ajo çka i habiti të gjithë ishte fakti se “El Cholo” shprehej që mes Mesit dhe Ronaldos, do të zgjidhte portugezin. Në prag të sfidës kundër PSG, trajneri i Atletiko Madrid i rikthehet edhe njëherë kësaj teme duke sqaruar gjithçka.

“Midis të dyve, unë do të zgjidhja Mesin pa asnjë dyshim. Pranoj çfarë kam thënë gjatë Botërorit, por ishte një bisede për futboll midis miqsh. Nuk po diskutoja faktin që kush është më i miri në botë. Thjesht po thoja që për një klub normal, me futbollistë normal, Ronaldo do përshtatej më lehtë, por Mesi, shoqëruar nga lojtarë të tjerë të mëdhenj, është akoma futbollisti më i mirë në botë dhe zgjidhja ime do të ishte Leo”, përfundon Diego Simeone.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *