Mesi apo Ronaldo? “Forbes” zgjidh dilemën

Mesi apo Ronaldo? Ronaldo apo Mesi? Një pyetje që merr një larmishmëri përgjigjesh, që krijon debat dhe do ta bëjë gjithmonë. Etapa e radhës nuk ka të bëjë me aspektin sportiv, por atë financiar.

Revista “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve më të paguar në planet. Podi është tërësisht i përbërë nga futbollistë. Në krye qëndron Leo Mesi me 127 milionë dollarë fitime në vit.

Pas tij renditet ylli i Juventusit me 109 milionë, pra 18 milionë dollarë më pak se “pleshti”, ndërsa podi kompletohet me Nejmar, i cili përfiton 105 milionë dollarë në vit. Dhjetëshja e parëësohet nga emra të famshëm si Roxher Federer dhe Lebron Xhejms.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *