Mesfushori shqiptar pranë kalimit të Ajaksi, negociatat në fazën finale

Gazeta më e madhe në Gjermani, “Bild”, ka zbuluar se Ajaksi i Amsterdamit është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes më Bajernin e Mynihut për transferimin e mesfushorit me origjinë shqiptare Meritan Shabani.

Interesi i Ajaksit për talentin 19-vjeçar nuk është diçka e re, por tani negociatat janë në fazën finale. Ndeshja që bindi drejtuesit e klubit të Amsterdamit, ishte një takim i “Uefa Youth League” midis Bajernit dhe Ajaksit, ku Shabani kreu një paraqitje mbresëlënëse.

Hapësirat për 19-vjeçarin te Bajerni janë të paktë dhe bashkëpunimi midis palëve nuk ka përse të vijojë për më tej. Në kampionatin holandez minutat për futbollistin e talentuar do të jenë të shumta.

Meritan Shabani

Përsa i përket aspektit të përfaqësueses, 19-vjeçari mund të zgjedhë midis përfaqësueses së Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për momentin ai është pjesë e rregullt e grumbullimeve të moshave të “Pancerave”, por në vitet në vazhdim kjo gjë mund të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *