Mesfushori shqiptar i jep fund aventurës rumune, transferohet në Bullgari

0

Mesfushori nga Gjakova, Drilon Cenaj ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në kampionatin bullgar te skuadra e Botev Vratsa. Në dy sezonet e shkuara 21-vjeçari luajti në kategorinë e dytë rumune me skuadrën e Pandurit, ndërsa në të shkuarën ka pasur eksperienca në Kroaci me Novigradin e në Itali me Salernintanën.

Cenaj disponon pasaportën shqiptare dhe bosnjake, ndërsa në nivele moshash ka luajtur vetëm për këta të fundit. Kalim në ligën e parë bullgare mund të jetë një vendim shumë i goditur për 21-vjeçarin, i cili është ende në hapat e parë të karrierës.

Cenaj nuk është i vetmi shqiptar në kampionatin bullgar, pasi aty prej gati dy vitesh luan dhe sulmuesi Florent Bojaj, i cili aktivizohet me FK Etar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.