Mesfushori që ka luajtur te Partizani dhe Laçi, në krye të golashënuesve në Malin e Zi

Mesfushori i njohur në Shqipëri dhe që ka luajtur te Partizani dhe Laçi, Marko Cetkovic, është cilësuar gjithmonë si një lojtar me kalibër të lartë. Por karriera e tij do të shkëputej nga Superiorja, ndërsa aktualisht është pjesë e Sutjeskës në Malin e Zi.

Pavarësisht rolit të tij në fushë, që nuk është një sulmues i deklaruar dhe shumë afër portës, kjo nuk po e ndalon për të shënuar. Pas 18 javësh kampionat, Sutjeska është në vendin e parë me 35 pikë të grumbulluara. Ndërsa sa i përket Cetkovic, ka arritur të shënojë 7 gola, duke qenë në vendin e parë të golashënuesve. /Sport Ekspres/