Mesfushori i Hertha pozitiv ndaj Covid-19, ndeshjen e fundit e luajti përballë Werderit të Milot Rashicës

Në radhën e të prekurve nga Koronavirusit bashkohet edhe lojtari i Hertha Berlin, Maximilian Mittelstad. Mesfushori 22 vjeçar rezultoi pozitiv nga testet e fundit që ekipi gjerman ka kryer te lojtarët dhe stafi. Rrezja e përhapjes tashmë merr një tjetër vëmendje pasi 10 ditë më parë kampionati gjerman ka luajtur ndeshjet e fundjavës.

Hertha në xhiron e 25-të luajti ndaj Werden Bremen dhe një nga lojtarët ka pasur kontake të vazhdueshme me mesfushorin gjatë lojës ka qenë edhe Milot Rashica. Pas këtij lajmi pritet që dhe te Werderi të nisin testet e virusit Covid-19 duke parë edhe shpeshtësin me të cilën po përhapet koronavirusi. Bundesliga pas konferencës së UEFA-s ka mbyllur kampionatin deri më 3 prill./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *