Mesfushori i Barcelonës “kopjon” Salah pas eliminimit të turpshëm

Mohamed Salah nuk ishte në fushë në ndeshjen historike mes Liverpulit dhe Barcelonës, për shkak dëmtimi, por ylli egjiptian nuk mund të qëndronte larg skuadrës së tij, madje në shenjë mbështetjeje, kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Never give up!” (Mos u dorëzoni kurrë”)

Liverpuli arriti të eliminonte Barcelonën duke e mundur 4-0 dhe asnjë lojtar blaugranas nuk preferoi të dalë në media. Sot, Arturo Vidal ka qenë ai që më në fund ka lëshuar një sinjal sa i takon kësaj sfide dhe si për ironi, ka kopjuar pikërisht Mohamed Salah.

Në rrjetet e tij sociale, kileni ka shkuar: “Never give up!”, njëjtë si Salah. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Liverpulit ta vënë në shënjestër Vidalin, duke bërë komente nga më të ndryshmet, si ato tallëse, ato dhe ofenduese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *