Mesfushori drejt Valencias, është arritur marrëveshja me Barçën

Barcelona ka një grup jo të vogël lojtarësh, që janë drejt largimit për shkak të mungesës së hapësirave. Rafinja Alkantara është një nga yjet e mbetur në hije nga shkëlqimi i të tjerëve. Klubi katalanas është dakort për shitjen e tij këtë merkato për të mos e lënë të largohet me kosto zero verën e ardhshme, kur i skadon kontrata.
Valencia i dëshiron shërbimet e 26-vjeçarit dhe ka nisur bisedimet me të dyja palët. Bartomeu kërkon një shifër prej rreth 15 milionë eurosh. Drejtuesit në “Mestalla” pajtohen me këtë shumë, kështu mbetet vetëm marrëveshja me lojtarin.

Ai ka pretendimet e veta për pagën dhe Valencia nuk dëshiron të kalojë tavanin e zakonshëm të harxhimeve. Gjithsesi, së shpejti mund të gjendet një rrugë e mesme, duke parë që drejt brazilianit nuk ka shumë oferta. Shkak i kësaj janë edhe dëmtimet e shpeshta të brazilianit dhe aktivizimi jo i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *