Mesazhi misterioz: Safet, të lutem mos më vër në siklet!

0

Telefonata mes menaxherit dhe futbollistit të Partizanit mbyllet teksa kamera e telefonit tjetër që filmon gjithçka, inkuadron kontaktin mes dy lojtarëve të kuq. Ndërkohë, Drini Çaushi merr avokatin

“Safet, të lutem mos më vër në siklet!”… Në fund të videos së shfaqur nga “Fiks Fare”, është ky mesazhi i pranishëm në telefonin e Emiljano Vilës, në programin video-chat, IMO, teksa nuk dihet nëse është dërguar apo marrë nga Trashi, që shfaqet si kontakti i dytë pas Drinit në kronologji… Mesazhi është misterioz, teksa sigurisht që emri i përmendur mund të nënkuptojë presidentin e Kukësit (Gjici), por në anën tjetër ekziston edhe mundësia që ai mesazh në telefonin e Vilës të jetë lënë me qëllim që të filmohet pikërisht në momentin e videos dhe të mos jetë thjesht rastësi fakti që personi që ka filmuar ta ketë mbajtur aty deri në fund të telefonatës me menaxherin Çaushi. Një vello misterioze mbulon këtë skandal, teksa Prokuroria do të nisë së shpejti nga puna.

Misteri – Mesazhi që dallohet në telefonin e Vilës daton më 1 maj, pra katër ditë përpara ndeshjes Partizani-Kukësi, ndërsa në bisedën me Drinin, menaxheri i përmend disa herë fjalën tolerim dhe “e di ti”, duke nënvizuar faktin se palët, pra Çaushi, bashkë me Trashin dhe Vilën, u takuan edhe përpara derbit me Tiranën, në një kafe pranë grumbullimit të kuq, që është edhe një pikë kyçe e gjithë çështjes. Avokati – Ndërkohë, burime të sigurta pranë “Sport Ekspres” bëjnë me dije se Drini Çaushi ka zgjedhue edhe avokatin, emri i të cilit mbahet ende i fshehur, por që është shqiptar. Nga dita e sotme, ai do të mbledhë të gjithë materialet e duhura për të mbrojtur dhe shfajësuar menaxherin, që deri më tani nuk ka marrë asnjë thirrje nga Prokuroria, për të dhënë dëshminë e tij të fakteve.

Kukësi – Klubi i Kukësit, sakaq, përgatitet për fundin e sezonit, por që natyrisht gjithashtu ka nisur të organizohet me avokatin përkatës, pasi është e sigurt që do të thërritet në Prokurori gjithashtu, duke qenë se është përfshirë në bisedën telefonike mes Vilës dhe Drinit. Protagonisti – Natyrisht, Vila është edhe personi i cili do të ketë edhe peshën më të madhe në këtë histori, pasi dëshmia e tij për atë që ka ndodhur gjatë gjithë periudhës kur edhe është përfolur në telefonatën me menaxherin do të jetë shumë e vlefshme. Natyrisht, edhe Trashi do të duhet të japë shpjegimet e tij në lidhje me disa gjëra, pasi duket qartë që ka qenë i informuar për gjithçka po ndodhte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here