Mesazhi enigmatik i Kordeiros, çfarë ka dashur ti thotë Frashërit?

Futbollisti i Kukësit, Uilliam Kordeiro dhe ai i Teutës, Erlis Frashëri u ndëshkuan me karton të kuq në minutat e fundit në sfidën e djeshme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ishte Frashëri ai që shkeli me qëllim futbollistin e Kukësit, i cili më pas u rikthye duke e goditur.

Të dy lojtarët u nxorrën me karton të kuq nga fusha e lojës dhe priten vendime të tjera nga Komisioni i Disiplinës. Vetë Kordeiro ka përdorur Instagramin e tij zyrtar për të thumbuar Frashërin. Një foto e dy futbollistëve dhe mbishkrimi: “Ik në shtëpi, dështak i keq!”. Ndoshta shumë shpejt mund të kemi dhe një reagim nga mbrojtësi i Teutës, Erlis Frashëri…

Postimi i Kordeiros

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *