Mesazhi drithërues i Emiliano Salës nga avioni, e rrëfen shoku i ngushtë

Emiliano Sala është emri më i përmendur në mediet sportive gjatë 24 orëve të fundit. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh për shkak të golave të tij të shumtë dhe as prej transfertës me kosto 18 milionë euro drejt Kardif Siti. Avioni argjentinasit u zhduk nga radarët mbi kanalin e La Manshit dhe gjasat që ai dhe pilotët të kenë mbijetuar janë shumë të pakta, pasi kanë kaluar thuajse 24 orë dhe nuk akoma asnjë gjumë prej tyre.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka ardhur një rrëfim tronditës nga Uruguai. Futbollisti Diego Rolan, lojtari i përfaqësueses uruguaine dhe koleg i Salës, kur luanin të dy së bashku vite më parë te Bordoja, ishte i ftuar në një emision radioje, ku tha se kishte marrë vesh se Sala kishte shkëmbyer mesazhe me një mik të ngushtë gjatë fluturimit.

E di që Emiliano i ka dërguar një mesazh një miku ndërsa ishte në avion dhe para se të zhdukej sinjali, duke i thënë që kishte frikë dhe se nëse nuk do e gjenin, do e kishte ditur atë që kishte ndodhur”, tha Rolan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *