Mesazhe mbështetëse dhe kore ofenduese, Ikardi përçan tifozerinë zikaltër

0

Rikthimi i Mauro Ikardit në “San Siro” me fanellën e Interit ka sjellë skena të çuditshme në shkallët e stadiumit të skuadrës zikaltër.

Disa fansa e pritën krahëhapur, duke shpalosur një banderolë me mbishkrimin “Mirëse u ktheve kapiten”. Megjithatë, polemikat e muajve të fundit kanë ndarë në dy kampe tifozerinë zikaltër dhe kjo u bë e qartë me kalimin  e minutave në takimin ndaj Atalantës.

 

Gjatë momentit të leximit të emrit të Ikardit nga folësi i stadiumit nuk munguan vërshëllimat nga mijëra tifozë, ndërsa më pas situata e përkeqësua, teksa një pjesë e ultrasve filloi të bërtiste në kor: Mercenar! Ky kor solli reagimin e disa tifozëve të tjerë në tribunën “Curva Nord”, që filluan të vërshëllenin korin ofendues.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.