Mes panikut dhe mashtrimeve në kohën e COVID-19, rastet e lojtarëve janë arsyeja për të larguar frikën

Në kohën e COVID-19 ka një frikë të madhe dhe panik te njerëzit, për këtë pandemi që u përhap në pak kohë dhe po merr shumë jetë njerëzish. Bëhet fjalë për të moshuar dhe për njerëz që kanë disa sëmundje, që pasi marrin edhe Koronavirusin, atëherë pësojnë goditjen e fundit.

Por në këto kohë kemi edhe shumë mashtrime mediatike, që nuk mund të mungonin për të përfituar në këto raste. Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se në këto bombardime të numrit të vdekjeve që shihni përditë, asnjë prej tyre nuk ka ardhur vetëm nga Koronavirusi, pa asnjë sëmundje tjetër.

Si mbështetje këtu vijnë edhe të gjithë futbollistët e infektuar. Numri i tyre është vërtet i lartë që e kanë marrë COVID-19, por asnjë prej tyre nuk ka ndërruar jetë fatmirësisht, pasi kishin vetëm Koronavirusin dhe asnjë shqetësim tjetër. Një provë kjo që e tregon se kjo pandemi nuk ka forcën për të shkaktuar më të keqen e vetme, pa pasur të tjera shqetsime. /Sport Ekspres/