Mes dashurisë dhe prestigjit, Alaba duhet të zgjedhë

E ardhmja e David Alaba të Bajerni prej ditësh është vënë në dyshim. Mbrojtësi kërkohet nga Barcelona. Ai spikat me aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione dhe katalanasit kanë nevojë për një “kameleon” si 27-vjeçari.

“Daily Mirror” raporton se austriaku është fans i thekur i Arsenalit. Londinezët kërkojnë me patjetër mbrojtës dhe bavarezi është një emër i frikshëm. Kështu, Alaba është në një dilemë të madhe. Të shkojë te klubi që është tifoz, apo të një nga gjigantët e Evropës. Përtej kësaj, duhet të shtojmë se Bajerni do bëjë maksimumin ta mbajë.

Në një intervistë në SHBA, ku kampionwt e Gjermanisw ndodhen për “International Champions Cup”, ai u pyet në lidhje me një transferim në Barcelonë. Nuk e përjashtoi aspak këtë opsion. “Është nder që Barça interesohet për mua. Tani jam i fokusuar në fazën parasezonale. Mendoj vetëm për Bajernin. Në përgjithësi nuk jam person që mendoj shumë për të ardhmen, kështu që nuk përjashtoj asgjë”, tha Alaba.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *