Mes Bajernit dhe Dortmundit, Manxhukiç shpreh qartë dëshirën e tij

Ardhja e Sarrit ka bërë që pozitat e Manxhukiç në Torino të ulen. Kroati ka karakteristika që nuk i përshtaten shumë mënyrës së lojës që tekniku aplikon. Kroati është i përshtatshëm për trajnerë që aplikojnë lojë mbrojtëse, duke parë vetitë e tij shkatërruese.

Trajneri aktual i bardhezinjve dëshiron sa më shumë klas në sulm dhe Manxhukiç nuk ja mundëson këto cilësi. Për të interesohen Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih. Sipas medieve italiane, 33-vjeçari e ka mohuar kategorikisht një kalim në Dortmund.

Kjo nga marrëdhënia mjaft e mirë me presidencën në Mynih dhe dëshira për të mos i tradhtuar tifozët e kuq si një ish-bavarez që është. Dëshira e tij e parë është bindja e Sarrit se ai mund të jetë i vlefshëm në Torino. Nëse trajneri i tregon derën, kthimi në “Allianz Arena” është e vetmja mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *