Merret vendimi për Mbape, Leo Mesi nuk kapet më

Kilian Mbape u ndëshkua me karton të kuq në finalen e Kupës së Francës. PSG dështoi nga pika e penalltisë dhe trofeu përfundoi në duart e Renë. Ylli francez kreu një ndërhyrje horror dy minuta përpara mbylljes së shtesave dhe arbitri e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes.

Sot është marrë edhe vendimi për të. Komisionet e Disiplinës të futbollit francez kanë dënuar me tre ndeshje pezullim sulmuesin 20-vjeçar.

E para është shlyer kundër Montpeljesë, ndërsa Mbape do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kundër Dijon dhe Reims. Ky vendim i ul shanset për të fituar këpucën e artë për këtë sezon.

Francezi ndodhet në kuotën e 30 golave dhe po garon me Leo Mesin. Kapiteni i Barcelonës numëron 34 gola të shënuar në kampionat dhe ka mundësi ta rrisë edhe më shumë diferencën me Kilian Mbape.

Nga ana tjetër, dënimi për Nejmar do të jepet më vonë. Braziliani goditi një tifoz gjatë marrjes së medaljeve të argjendit dhe rrezikon nga 3-8 javë pezullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *