Merret vendimi për koret raciste, Inter ia hedh paq

Gjykata sportive italiane është mbledhur ditën e sotme, ku ka marrë vendimet për sa i përket javës së 18-të të Serisë A. Interi është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për koret raciste ndaj Kalidu Kulibali, ndërkohë ky i fundit do të mungojë dy ndeshje për kartonin e kuq.

Gjithashtu, Lorenco Insinje është pezulluar për dy ndeshje dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për kartonin e kuq të marrë në fund të sfidës, për episodin me Keita Balden. Sfida e luajtur një natë më parë, mori jehonë të madhe, për sa i përket çështjes së racizmit, ku federata bëri mbledhje urgjente ditën e sotme për të diskutuar rreth kësaj çështje, ku u përfol dhe pezullimi i Serisë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *