Merr fund zyrtarisht, Sabatini ikën nga Interi

Valter Sabatini dhe Suning Sports kanë arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës që lidhte drejtorin teknik me klubin zikaltër. “Suning Sports dhe Sabatini – lexohet në një komunikatë për shtyp shpërndarë nga shoqëria kineze – kanë arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës dhe Sabatini nuk do të jetë më drejtor teknik i Suning Sports. Klubi i uron sukses në eksperiencën e ardhshme profesionale”.

Ajo e djeshmja ka qenë një ditë plot ngjarje dhe probleme për Suning dhe Interin. Fillimisht Suning kërkoi prishjen e kontratës me Fabio Kapelon, i cili drejton Xhiangsu Suning prej verës së shkuar, me rezultate modeste. Me pas doli lajmi i largimit të Sabatinit, i cili deklaron: “Pres që Interi të bëjë Interin, si ka treguar se mund ta bëjë, që të luajë mirë dhe të fitojë deri në fund të sezonit. Do ishte një ngushëllim për një eksperiencë aspak të bukur në përgjithësi. Do kisha dashur të ndërtoja një histori ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *