Merr fund telenovela Rangnick, në merkaton e verës pritet zyrtarizimi i tij si trajner i Milanit

Pas shumë thashethemeve për disa muaj me radhë, Milan janë shumë pranë transferimit të Ralf Rangnick në krye të pankinës, i cili është zotuar të udheheqë “revolucionin” në gjigandin italian, që do ta kthejë klubin përsëri në majat e futbollit. Sipas “SportMediaset”, ende nuk ka ndonjë datë konkrete për transferimin por është e sigurt që gjermani do të zëvendësojë Stefano Pioli në fund të sezonit.

E thënë ndryshe, mbetet vetëm shumë pak kohë që ai të fillojë aventurën e re në Itali. Sigurisht, Rangnick do të presë derisa të përfundojë sezoni i Bundesligës dhe mbase edhe sezoni i Serisë A. Sapo të mbarojënë këto kampionate, do të fillojë punën për projektin e ri të Milanit së bashku me CEO e klubit Ivan Gazidis. Zgjidhja e kontratës ndërmjet trajnerit Stefano Pioli dhe A.C Milan do të ndodhë midis muajve qershor dhe korrik, për t’i lënë vend Ralf Rangnick. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *