Merr fund telenovela De Ligt, prezantohet të shtunën

0

Juventusi ka arritur akordin me Ajaksin dhe Matijs De Ligt do të jetë goditja e madhe e kampionëve të Italisë. Lajmet që vijnë nga Holanda gëzojnë tifozët e “Zonjës së vjetër” dhe Mauricio Sarrin.

“De Telegraaf” zbulon se marrëveshja është arritur për shifrën e 67 milionë eurove përfshirë edhe bonuset. Juventusi do ta prezantojë mbrojtësin 19-vjeçar ditën e shtunë, për të evituar largimin e tij në fazën përgatitore me “harkëtarët”.

Klubi italian fiton më në fund konkurrencën me Barcelonën dhe PSG-në. De Ligt do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon, ndërsa klauzola e largimit të tij pritet të jetë 150 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.