Merr fund “telenovela” Baloteli, kontratë 6-mujore me “gjigantin” francez

0

E ardhmja e Mario Balotelit tashmë është vendosur. Sulmuesi italian tërhoqi interesin e shumë skuadrave në vendlindje, por në fund “Super Mario” ka pranuar ofertën e Olimpikut të Marsejës.

Sipas “RMC Sports”, para pak orësh palët kanë gjetur akordin për një kontratë 6-mujore, ndërsa ditën e nesërme transferimi do të marrë formë zyrtare, pasi italiani të kalojë me sukses analizat mjekësore.

Transferimi i Balotelit te Marseja nuk do të ketë asnjë kosto ekstra, pasi 28-vjeçari ka zgjidhur kontratën e tij me klubin e Nicës, ku luajti për 2 sezone e gjysmë. Te Marseja shpresojnë që italiani të jetë zgjidhja për repartin e sulmit, që këtë sezon ka qenë tepër problematik, pasi sulmuesit Kostas Mitroglu dhe Valer Zhermën kanë zhgënjyer përgjatë të gjithë sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.