Merr fund, Portugalia fiton ndaj një Maroku “të mallkuar”

PORTUGALI – MAROK     1-0

Shënues: Ronaldo 4′

90’+3 BENATIA, JASHTË! Mbrojtësi vijon të bëjë sulmuesin dhe merr një top në qendër të zonës, duke gjuajtur mbi traversë. E pabesueshme!

85′ Ronaldo fiton një goditje dënimi në kufirin e zonës, në pozicion qendror. Sërish topi në barrikadë dhe më pas Ronaldo kërkon 11-metërsh, por asgjë për arbitrin!

78′ Minuta të tëra me presion maroken, por sulmet nuk prodhojnë gol. Benatia është kthyer në sulmues, tenton sërish me kokë dhe jashtë.

60′ MAROKU PRANË GOLIT! Po vuan tmerrësisht Portugalia, e pabesueshme. Kros në zonën portugeze, Benatia kontrollon mirë dhe në pozicion perfekt gjuan, por mbi traversë.

57′ RUI PATRICIO HERO! Belhanda godet me kokë brenda zone, portieri portugez tregohet fantastik, duke shmangur golin. Tani po dominon Maroku!

55′ Tenton Belhanda nga distanca, por Rui Patricio pret i sigurt. Kërcënues, gjithmonë, Maroku.

51′ Portugalia pranë golit! Një sulm i shpejtë, që kap në befasi Marokun: pasimi për Guedesh është perfekt por sulmuesi fel huq dhe topi pa dashje shkon te Ronaldo, i cili gjuan shumë metra mbi traversë. Rrallë i ndodh Ronaldos të gabojë kështu!

NIS PJESA E DYTË – Asnjë ndryshim në formacionet e dy ekipeve.

MBYLLET PJESA E PARË! Ronaldo del duke biseduar me trajnerin Fernando Santosh, ka shumë gjëra për të rregulluar Portugalia. Shënoi shpejt, falë yllit të saj, por Maroku ka luajtur shumë mirë dhe ka qenë i barabartë në çdo drejtim. Diferencën e bën pikërisht CR7, Portugalia është me fat që e ka!

45’+2 Sërish Maroku pranë golit! Goditje dënimi në të djathtë të sulmit, krosi në zonë gjen Belhandan, i cili godet dhe topi del jashtë, me Benatia që nuk mundi ta devijonte.

43′ Maroku gjithnjë i rrezikshëm në sulm, por brenda zone nuk ka askënd. Për të ardhur keq, nëse kjo kombëtare do kishte sulmues të vërtetë, gjithçka do ishte ndryshe.

39′ Portugalia humbet shansin e artë! Guedes doli i vetëm me portierin El Kazhui, gjuajti keq dhe portieri maroken grushtoi, ndërsa më pas mbërtheu topin, me Guedes që nuk gjuajti dot sërish. Ishte rasti ideal, Portugalia po pret në kundërsulm raste të tilla.

30′ Ndeshje mjaft e shpejtë, tashmë edhe nervoze. Maroku proteston për një përplasje në zonën portugeze, ndërsa në sulmin e radhës Portugali fiton faull jashtë zone. Zona Ronaldo, por gjuajtja ndalet nga barrikada marokene!

18′ Portugalia në avntazh, por Maroku nuk po duket aspak inferior. Ndeshja është shumë e shpejtë dhe e bukur!

11′ Maroku nuk është pasiv. Prej disa minutash ka nisur të sulmojë dhe ndeshja është hapur shumë. Një goditje nga këndi gjen mbrojtësin Benatia në zonë, i cili godet me kokë, por pret portieri Rui Patricio. Rreziku i parë madhor në portën portugeze.

9′ Ronaldo pranë golit! Ylli luzitan merr top në zonë, shmanget bukur dhe me kthesë gjuan, por jashtë. Pasdite e vuajtur për Marokun!

4′ GOL PORTUGALIA! Kush tjetër veç Kristiano Ronaldos? Sulmuesi portugez merr një kros perfekt në zonë, i shpëton mbrojtjes dhe me kokë lëshon një predhë që portieri as merr mundimin të hidhet, pasi ishte e pakapshme!

1′ Nis ndeshja!

Portugalia e Maroku zbresin në fushë të parët këtë të mërkurë dhe është një sfidë që flet natyrisht për portugezët, që kundër Spanjës konfirmuan se kanë një ekip shumë të fortë dhe mbi të gjitha një Ronaldo në formë fantastike

. Pa humbje prej 10 ndeshjesh për Kupën e Botës, Portugalia ka shënuar me lehtësi të madhe që prej kualifikueseve dhe tashmë përballet me një ekip mjaft të dobët në aspektin sulmues.

Maroku është i detyruar të fitojë për të shpresuar te kualifikimi dhe duhet të luajë hapur, çka natyrshëm ndihmon Portugalinë, që pritet të regjistrojë fitoren e parë në Botërorin rus, mundësisht me 2 ose më shumë gola diferencë.

Luhet në Luzhniki Stadium në Moskë, aty ku Rusia fitoi 5-0 ndaj Arabisë Saudite dhe Meksika shtangu Gjermaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *