Merr fund, Grizman deklaron ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Telenovela rreth të ardhmes së Antuan Grizmanit ka marrë fund. Sulmuesi francez ka folur në një intervistë speciale për televizionin spanjoll Cero, duke sqaruar se do të qëndrojë te Atletiko e Madridit.

Grizman kishte marrë një ofertë tunduese nga Barcelona, por ka vendosur ta refuzojë. Sulmuesi 27-vjeçar luan me Atletikon prej vitit  2014 dhe fitoi Europa League këtë vit.

Në bazë të kontratës, Grizman mund të largohej për 100 milionë euro, ndërkohë që edhe Lionel Mesi kishte dalë hapur, duke e ftuar të Barcelona.

Francezi, i cili ka shënuar 112 gola në 209 ndeshje me Atletikon, edhe vjet ishte pranë Man Utd, por refuzoi të largohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *