Merr fund gjithçka, Karius pret biletën te gjiganti turk

Loris Karius nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpulit gjatë sezonit të ardhshëm. Portieri gjerman do të transferohet në Angli të skuadra e Beshiktashit. Ekipi turk ka arritur një marrëveshje për huazimin 2-vjeçar  të gardianit gjerman.  Lajmi bëhet i ditur nga gazetari “The Times”, Pol Xhojs.

Karius do të mbahet mend gjatë nga të gjithë fansat e Liverpulit për të dy gafat e tij në finalen e Champions-it ndaj Real Madridit. Jyrgen Klop dëshironte ta mbante 25-vjeçarin si portier të dytë, por prishja e bisedimeve me Fulhemin për transferimin e Belgut Simon Minjole bëri që “fshesa” e teknikut gjerman të kapte bashkëkombësin e tij.

Në dy sezonet e shkuara te Liverpuli, Karius u aktivizua 51 herë. Gjermani u ble nga Mainci për shifrën e 10 milionë eurove në vitin 2016, por përshtatja e tij në futbollin anglez nuk qe e lehtë. Në mesin e sezonit që sapo lamë pas, Karius arriti të fitonte vendin e titullarit ndaj Minjolesë, por gafa në finalen e Champions-it “shkrumboi” gjithçka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *