Merr fund, Bicaj ndahet me Flamurtarin

Flamurtari duket se pak nga pak po e rindërton skuadrën thuajse nga e para, sepse vetëm pak futbollistë nga sezoni i shkuar kanë rinovuar, duke nisur nga Musta, Pollozhani, Siljanovski, Useini e Bushiç.

Priten edhe firma të tjera, por “SportEkspres”  mëson se një nga titullarët e sezonit të shkuar, Ditmar Bicaj, e ka mbyllur aventurën vlonjate.

Një sezon në Vlorë për 29-vjeçarin, i cili në pjesën e parë të sezonit formoi një dyshe shumë solide me Pollozhanin në qendër të mbrojtjes, por në pjesën e dytë të sezonit rënia ishte e dukshme dhe mungesat e tij apo të Pollozhanit në shumë ndeshje ulen ndjeshëm soliditetin mbrojtës.

Në 25 ndeshje në fushë, Bicaj shënoi e gola, por mori edhe dy kartonë të kuq, përveç 9 kartonëve të verdhë, çka i kushtuan disa ndeshje mungesë për pezullim.

Tani shtatlarti ndahet me vlonjatët, ndoshta për të kërkuar një tjetër aventurë jashtë Shqipërisë, sepse më parë ka luajtur edhe në Iran dhe ka ruajtur lidhje në Azi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *