Merr fund aventura ukrainase, Demiri transferohet në Sllovaki

0

Mbrojtësi shqiptar Besir Demiri është prezantuar te skuadra sllovake e Zhilinës. Futbollisti i lindur në Shkup mbylli pak ditë më parë bashkëpunimin me ukrainasit e Mariupol ku luante prej dy sezonesh.

Kontrata e Demirit me klubin 7 herë kampion të Sllovakisë është e vlefshme për tri sezonet e ardhshme. Në fjalët e para për faqen zyrtare të klubit, 24-vjeçari tha: “Agjenti im më foli për interesin e Zhilinës. Është një hap i mirë për karrierën time. E di çfarë ka arritur në të shkuarën ky klub, di gjithashtu që ky klub ka shërbyer si trampolinë për shumë futbollistë, shpresoj që të jem unë njeri prej tyre”.

Demiri ka qenë në të shkuarën pjesë e grumbullimeve të kombëtares së Shqipërisë, por pa mundur të aktivizohet. Mbrojtësi i majtë mbetet një opsion interesant për trajnerin Edi Reja.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.