Merr frymë Tomori, por sa vuajtje ndaj Shkumbinit!

0

Pas një jave të trazuar, pasuar nga humbja shtëpiake kundër Pogradecit, Tomori ka bërë kthesë, duke fituar ndeshjen shtëpiake kundër Shkumbinit 1-0.

Në fakt, u luajt në Kuçovë, ku fusha ishte më e mirë se ajo në Berat, që është në gjendje skandaloze.

Vendosi një gol i shënuar nga mesfushori Kiri në minutën e 84-t, në një ndeshje që Tomori e dominoi, por e zgjidhi shumë vonë, edhe pse përballë pati një rival që luajti me 10 lojtarë prej minutës së 38-të, kur mbrojtësi veteran Xhyra doli me karton të kuq.

Fitorja ngjit Tomorin në vendin e tretë, pozicion që duhet ruajtur deri në fund të fazës së dytë, për të evituar fazën play-out, ndërsa Shkumbini zbret në vendin e katërt dhe në fundjavë pret Bylisin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image