“Merr frymë Mire”, Pjaniç i jep lamtumirën mes emocioneve Juventusit: E vesha fanellën si lëkurë të dytë, do ta mbaj në zemër përjetë

Marrëveshja është arritur dhe Miralem Pjaniç i duhet t’i japë fund aventurës së tij në Torino. Ndarjet janë gjithnjë të vështira, aq më tepër kur e dashuron fanellën që mban veshur. I tillë është edhe rasti i mesfushorit boshnjak, që duket se Juventusin dhe kujtimet e tij me bardhezinjtë do i mbajë me vetë për shumë gjatë. Pjaniç ka vensour të mos i mbajë për vete emocionet dhe ka shkruar edhe lamtumirën e tij nga “zonja e vjetër” me një letër prekëse, nga ku dallohet qartë lidhja e tij me klubin e Juventusit.

“Merr frymë Mire, ky është refreni që përsëris në mendjen time në momente deçizive të ndeshjes. Dhe kjo është ajo që po vazhdoj t’i them vetes sime tani, ndërsa përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këtë moment. Erdha 4 vite më parë për t’u përpjekur që të fitoja gjithçka. Sepse edhe kur nuk mundesh, kjo është ajo çfatë duhet të përpiqesh gjithnjë për të qenë një lojtar i Juventusit.

Kanë qenë 4 vite intensive të jetuara përkrahë profesionistëve të mëdhenj, por mbi të gjitha shokëve të vërtetë me të cilët kam ndarë fitoret dhe rekordet, por gjithashtu të dashuroj humbjet një hap përpara fundit. Kanë qenë vite që kur u maturova si një burrë dhe si një baba. Ky është qyteti ku Edin u rrit, duke u bërë tifozi i parë i këtij ekipi, dhe ku me familjen time kemi ndërtuar kujtimet më të mira të jetës sonë.

Mendoj se kurrë nuk mund të thuash mjaftueshëm faleminderit, prandaj: Falemindetit familja Agnelli. Faleminderit të gjithë shokëve që ndanë këtë rrugë me mua. Faleminderit të gjithë punonjësve dhe stafit që më ndihmuan të rritem. Faleminderit tifozëve, të cilët më bënë të ndihem i veçantë çdo ditë.

Sepse nëse ka diçka që kam mësuar është se nuk ka një kohë minimale të biesh në dashuri. Në fund është e thjeshtë: vish këtë fanellë si një lëkurë të dytë, gjithmonë jep gjithçka dhe kurrë nuk do të jesh gabim. Por tani kemi pak kohë për të humbur dhe shumë për të fituar deri në fund të sezonit. Dhe merr frymë Mire, sepse ajo çfarë duket e trishtë sot për ty, nga nesër do të jetë një kujtim i shkëlqyer, të cilin do e mbash në zemrën tënde përgjatë gjithë jetës”, shkruan mes emocioneve Miralem Pjaniç./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *