Merr flakë tualeti i femrave, ndërpritet ndeshja

Një ndeshje e Premier Ligës 2 ndërmjet Midëllsbrout dhe Stouk Sitit është ndërprerë pas një pjesë e stadiumit është mbërthyer nga flakët.

Ndeshja është ndërprerë tri minuta nga fundi i pjesës së parë, pasi zjarri ka shpërthyer në tualetin e femrave.

Tribuna është evakuuar menjëherë dhe zjarrfikësit kanë mundur të vënë situatën nën kontroll.

Për fat ngjarja ka kaluar pa pasoja për të pranishmit në stadium dhe pas një ndalese prej 35 minutash, takimi ka nisur sërish. Shkaqet e zjarrit nuk janë mësuar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *