Merkatoja tremb Kukësin, Vasil Shkurtaj tërheq vëmendjen në kampionatin holandez

Shumë futbollistë të Superiores janë përfolur këtë muaj transferimesh, ndërsa së fundi ka dalë në skenë edhe emri i Vasil Shkurtajt. Ky i fundit është kthyer në një pikë kyçë në sulmin e Kukësit, me të cilët ka arritur që të shënojë 11 herë deri tani, ndërsa është i dyti në listën e golashënuesëve.

Por kjo formë mjaft e mirë e sulmuesit ka bërë që të zgjohet interes për të nga ekipe të huaja. Sipas asaj që raporton “Supersport”, një klub që luan në elitën e kampionatit holandez kërkon të sigurojë shërbimet e Shkurtaj. Duke pasur parasysh se Kukësi pak ditë më parë largoi një tjetër sulmues, Mirlind Daku, atëherë vështirë se do të heqë dorë lehtë nga futbollisti. Edhe pse një afrim i huaj do të vijë për verilindorët në fazën sulmuese, mënyra për të bindur Kukësin që të japë dritën jeshile për transferimin e Vasil Shkurtaj do të ishte një shumë e lartë monetare e derdhur në arkat e tyre./Sport Ekspres/