Merkatoja “faraonike” e Realit, dalin zhvillime të reja brenda klubit

Tifozët e Realit të Madridit mezi po presin mbarimin e këtij sezoni për t’u konkretizuar blerjet dhe për të parë të veshur me të bardha yjet, që Florentino Perez ka si objektiv. Merkatoja në Madrid ka kohë që ka nisur dhe thuajse është projektuar fytyra e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Militao në mbrojtje është e sigurt që do të afrohet që në fillimin e merkatos.

Sipas “EduPidal”, një media pranë “Los Blancos”, është e kryer se Eden Hazard do të jetë lojtar i Realit vitin e ardhshëm. Së shpejti priten të dalin edhe shifrat e transferimit. Pogba është i preferuari i trajnerit Zidan dhe shihet si synimi kryesor pas ardhjes së Hazard.

Ndërkohë Luka Joviç i Ajntrahtit të Fraknfurtit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Perez pritet të hidhet në sulm edhe për një anësor të djathtë, pasi Bejl është në ditët e fundit të tij në “Santiago Bernabeu”. Në kë pozicion mbetet vetëm Lukas Vazkes, i cili nuk shihet si një lojtar, që arrin të mbajë gjithë presionin e një sezoni të tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *