Merkatoja e Milanit “zjarr”, Maldini ka gati 3 goditje!

0

Milani duket se do të jetë një ndër ekipet më aktive këtë merkato, me kuqezinjtë që janë përfolur për të nënshkruar me disa lojtarë. Posti i drejtorit sportiv, duket se i ka dhënë edhe më shumë liri Paolo Maldinit, me këtë të fundit që po punon intensivisht.

Sipas raportimeve në mediat italiane, Milani po përgatitet që të firmosë me 3 lojtarë deri në javën e ardhshme. Ozan Kabak është emri i parë, me turkun që ende nuk ka vendosur se kë do të zgjedhë mes kuqezinjve dhe Bajernit të Mynihut.

Gjithsesi, thuhet se Milani i ka premtuar mbrojtësit që do të ketë një rol të rëndësishëm në ekip, ndaj besohet se turku të vendosë për të kaluar në Itali. Emri i dytë është Lukas Torreira. Padyshim, uruguajani ka qenë më i përfoluri, pasi dihet që është i preferuari i trajnerit Xhampaolo.

Pikërisht ky i fundit duket se ka folur me vetë mesfushorin, i cili e ka vendosur që do të largohet nga Londra. I vetmi problem mbetet të bindet Arsenali, me “Topçinjtë” që nuk duan ta lëshojnë lehtë Torreiran.

Emri i tretë dhe i fundit është Daniele De Rosi. Përsëri dëshirë e Xhampaolos, pasi eksperienca e 35-vjeçarit do të ishte mjaft e rëndësishme në mesin e fushës. Riki Masara ka biseduar me De Rosin dhe thuhet se e ka bindur për kalimin në “San Siro”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.