Merkato zero dhe pankina bosh, situata në Kategorinë e Parë

Në datën 14 shtator 2019 do të nisë kampionati i Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2019-2020. Gjatë kësaj periudhe të merkatos, pjesa më e madhe e skuadrave kanë lëvizur me ndryshime në pankina, por edhe me emra të rinj futbollistësh.

Në 20 skuadrat e kësaj kategorie, në të dy grupet A dhe B, më aktive janë ato që administrohen nga individë, ndërsa skuadrat që drejtohen nga bashkitë ende kanë probleme për nisjen e përgatitjeve.

Tre prej tyre, pikërisht Burreli e Shënkolli në Grupin A dhe Elbasani në Grupin B, ende nuk kanë as trajnerë. Nga matjanët u largua Elvis Plori, ndërkohë që këto ditë Alket Kruja u divorcua nga Shënkolli.

Elbasani e mbylli sezonin e kaluar me Marsid Dushkun, por situata e dobët financiare dhe gjyqi me kompaninë angleze bën që të ketë shumë dilema për të ardhmen.  Disa trajnerë të përfolur nuk kanë pranuar të ulen në pankinë me këtë situatë.

Ndërkohë, janë 11 skuadra që nuk kanë bërë asnjë lëvizje gjatë kësaj merkatoje, kryesisht ato që administrohen nga bashkitë. Dinamo, Veleçiku, Shkumbini, Oriku, Turbina, Iliria, Devolli, Burreli, Shënkolli dhe Elbasani nuk e kanë bërë sefte me lëvizjet në këtë merkato. Prej tyre ka patur vetëm largime futbollistësh e trajnerësh, ku Dinamo, Iliria dhe Egnatia janë më të goditura të nga largimet.

AGRON KAJA

SEZONI 2019-2020
Skuadrat pa trajnerë:
Grupi A / Burreli, Shënkolli
Grupi B / Elbasani

Skuadrat pa merkato:
Grupi A / Dinamo, Veleçiku, Egnatia, Shkumbini, Burreli, Shënkolli
Grupi B / Oriku, Turbina, Iliria, Elbasani, Devolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *