Merkato te Partizani, Duro ka një kërkesë për Kukësin

0

Shpëtim Duro është vënë në kërkim të një portieri për Kukësin. Largimi i Stivi Frashërit nga verilindorët ka bërë që opsioni i vetëm në këtë repart të jetë “gardiani” Ilir Avdyli. Trajneri kryeqytetas ka piketuar kandidatin ideal për t’i bërë konkurrencë portierit nga Kosova.

sportekspres.com”, mëson se Duro kërkon të marrë te Kukësi portierin e Partizanit Dashamir Xhika. 30-vjeçari është pjesë e kryeqytetasve prej pesë sezonesh, madje është pikërisht Duro ai që riktheu Xhikën te Partizani në verën e vitit 2014.

Pas pesë vitesh me aktivizime të pakta te Partizani, Xhika mund të gjejë të Kukësi një mundësi për një vend titullar, çka nëse ndodh do rriste ndjeshëm vlerën e tij në tregun e portierëve shqiptarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.