Merkato te Kastrioti, ofrohet një amerikan për portën

0

Kastrioti do të garojë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Krutanët u munduan shumë të qëndronin në elitë, por në fund dështuan. Gjithsesi duhet menduar për sezonin e ardhshëm. Largimet kanë qenë disa dhe drejtuesit duhet të qartësojnë situatën me ata lojtarë që po kërkohen nga klube të Superiores.

Ka edhe nga ata që duan të jenë pjesë e Kastriotit, madje që duan të lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë. Austin Roxhers, nuk është një i panjohur në vendin tonë. Portieri amerikan ka provuar të luajë në Kategorinë e Parë me Besën.

Roxhers i është vetofruar Kastriotit dhe mbetet të shihet nëse krutanët do të binden dhe t’i bëjnë një ofertë. Pas eksperiencës me Besën në sezonin 2015-2016, kur luajti 11 ndeshje si titullar, ai u transferua në Rumani te Dacia Unirea Braila, kurse sezonin fundit ka qenë pjesë e Portland Timbers II. Tani dëshiron të kthehet sërish në Shqipëri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.