Merkato pa shpenzime, dy emra për stolin e Milanit

0

Drejtuesi i lartë i Milanit, Leonardo, e paralajmëroi para disa javësh se merkato e Milanit nuk do të ketë emra të mëdhenj, sidomos nëse “djalli” nuk ia del që të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League.

Reparti me numrin më të madh të largimeve do të jetë mesfusha. Montolivo dhe Bertolaçi do të largohen pasi u përfundon kontrata, ndërsa e ardhmja e Bonaventurës nuk dihet për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Sipas “milannews.it”, drejtuesit e klubit po shikojnë për disa alternativa për të cilësinë në stolin e skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Dunkan i Sasuolos dhe Diauara i Napolit, janë dy emrat që të vijnë në Milano për më pak se 15 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.