Merkato në Premier, nisin tentativat e fundit të skuadrave angleze

Në Premier Ligë, emrat e futbollistëve të njohur që transferohen në çdo merkato janë të shumtë. Financat e Mançester Sitit, Junajtid, Çelsit dhe skuadrave të tjera, janë shumë të mëdha dhe si pasojë, shihen si ekipet ideale për tu transferuar.

Edhe në këtë merkato janari, emrat që synohen nga ekipet janë angleze janë shumë të njohur, duke filluar me Higuan dhe deri te “problematiku” Malkom. Argjentinasi duket se do të jetë lojtar i Çelsit, për Malkom ka interesim nga Totenhami, Arsenali kërkon Hames Rodrigez ndërsa Odoi i Çelsi mund të largohet drejt Bajernit të Mynihut. Ja kush janë 10 transferimet që mund të kryhen në 10 ditët e fundit të merkatos.

Kalum Hodson-Odoi (Çelsi – Bajern Mynih)
Gonzalo Higuain (Milan – Çelsi)
Marko Arnautoviç (Uest Ham – Guangzhou)
Hames Rodrigez (Bajern Mynih – Arsenal)
Kris Mefam (Brentford – Bornemuth)
Kalum Uilson (Bornemuth – Çelsi, Totenham)
Malkom (Barcelona – Totenham)
Maksi Gomez (Selta Vigo – Uest Ham)
Endi Kerol (Uest Ham – Totenham)
Miguel Almiron (Atlanta Junajtid – Njukasëll)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *