Merkato në Greqi dhe në Grupin A, Bylis zyrtarizon dy mesfushorë

Klubi i Bylisit ka zyrtarizuar dy afrime në repartin e mesfushës. Franci Ymeraliaj dhe Serxho Ujka do të jenë dy lojtarët e rinj që do të vihen në dispozicion të trajnerit serb Veljko Dovedan.

Ymeraliaj 24-vjeç vjen nga kampionati grek, ku së fundmi aktivizohej me skuadrën e Rodosit në kategorinë e tretë të vendit fqinj. 20-vjeçari Ujka i bashkohet skuadrës mallakastriote nga skuadra e Shënkollit, ku është aktivizuar gjatë dy viteve të fundit. Futbollisti lezhjan shihet si një afrim me perspektivë dhe ka firmosur një kontratë për tri sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *