Merkato në Angli dhe Francë, shtypi italian zbulon planet e Milanit

Botimi i ditës së sotme i së përditshmes “Corriere Dello Sport” ishte fokusuar te një lajm i bujshëm në lidhje me strategjinë e transferimeve që Milani do të ndjekë gjatë merkatos së verës.

Sipas së përditshmes italiane, fokusi i merkatos së “djallit” do të jetë një sulmues anësor, më konkretisht për krahu e djathtë të sulmit, një pozicion ku Milani po vuan prej disa sezonesh.

Për të rregulluar këtë problem drejtues i Milanit Leonardo, po mendon të rikthejë në Milano spanjollin Zherard Deolofeu. Futbollisti, i cili tani aktivizohet me Uotfordin në Angli, ruan kujtime të mira nga ekspierenca e mëparshme me Milanin dhe e mirëpret rikthimin në Serie A.

Në rast se tratativat për Deolofeun dështojnë, Milano do të kthejë sytë nga Franca. Talenti i Nicës, Alen Sent-Maksimin është një emër që premton shumë të për të ardhmen, por natyrisht ka dhe risk me vete, pasi i riu francez nuk ka luajtur më parë në të tilla nivele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *