Merkato, miqësoret dhe kundërshtari izraelit, Starova analizon Laçin

Laçi ka përpara vetes një detyrë të vështirë në ndeshjet e fazës kualifikuese të “Europa League”. Kurbinasit do të përballen me një kundërshtarë të vështirë si izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Në një intervistë për “RTSH”, trajneri i Laçit, Sulejman Starova, flet mbi përgatitjet që po zhvillon skuadra e tij. Fitoret në miqësore ndaj Teutës dhe Kukësit nuk ngrohin Starovën, i cili thekson se në këto ndeshje testuese i intereson më shumë forma e lojtarëve se sa rezultati.

“Kemi bërë një ndeshje të mira, ku primare nuk ishte rezultati, por paraqitja e lojtarëve. Bëmë dhe një miqësore me Kukësin, dhe në program kemi një ndeshje të dytë me ta. Këtë javë po shikoj kundërshtarin dhe lojtarët që ata kanë afruar rishtazi. Shpresoj që të kuptojmë cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta”.

“Ne kemi marrë një sulmues amerikan që vjen pas një përvoje në Kosovë, një mbrojtës qendre (Ignjatoviç), lezhjanin Turkaj dhe dy lojtarë të rinj që kanë ardhur nga Greqia (Zaimi dhe Spahiu), të cilët po shtojnë konkurrencën në skuadër. Them që jemi në rrugë të drejtë, do të bëjmë më të mirën mundshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *