Merkato me shkodranë, Gilman Lika drejt Vllaznisë

Mesfushori ka mbyllur aventurën te Tirana dhe rikthimi i tij me fanellën kuqeblu duket punë e kryer

Ashtu si për shumicën e skuadrave flitet shumë për merkaton, edhe te kuqeblutë në këtë periudhë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë. Ka emra që lakohen për largime të mundshme, por në të njëjtën kohë edhe për afrime te Vllaznia. Në pjesen e të larguarve më të lakuarit janë kontigjenti i futbollistëve të huaj, siç janë dy malazezët Agoviç dhe Cicmil, dyshe kjo e konfirmuar si e larguar shumë javë përpara mbylljes së kampionatit. Po kështu, të sigurta janë largimet e Bakajt dhe Pepës, ndërkohë që për dyshen tjetër Vrapi-Bicaj informacionet janë disi më të rezervuara, pasi mund të ketë sërish akord për vijimin e bashkëpunimit.

Në listën e afrimeve, edhe pse asgjë nuk është zyrtare, figurojnë emrat e futbollistëve shkodranë, të cilët luajtën në ekipe të tjera të kampionatit shqiptar, siç janë Gilman Lika, Edon Hasani, Erion Vucaj, Ansi Nika, Sidrit Guri etj. Një listë, që do të shihet me kujdes nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit menjëherë pas mbledhjes-analizë të ditëve të ardhshme. Por mësohet se disa prej tyre janë shumë pranë kthimit te Vllaznia dhe i pari është Gilman Lika. Mesfushori e ka mbyllur aventurën e tij te Tirana, pas rënies së kësaj skuadre në Katergorinë e Parë dhe të gjithat janë që ai ta mbyllë karrierën me fanellën kuqeblu, me të ciline dhe e nisi karrierën e tij futbollistike. Me kalimin e ditëve do të ketë detaje në këtë drejtim dhe Gilman Lika është ndër shkodranët e parë, që do të kthehen të luajnë në “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *