Merkato engimatike, Bajerni tërhiqet nga gara për dy talentet

Bajerni i Mynihut e filloi merkaton e verës me dy blerje të bujshme në mbrojtje teksa siguroi shërbimet e dyshes franceze “Pavard-Hernandez” për një shumë totale prej 115 milionë eurosh. Megjithatë vrulli i bavarezëve duket se është ndalur.

Objektivi i radhës për kampionët e Gjermanisë ishte për të përforcuar repartin e sulmit. Talenti i Lilës Nikolas Pepe dhe Kai Haverc i Leverkuzen ishin lojtarët që u shqyrtuan nga drejtuesit e Bajernit, por nuk ka qenë e shkruar që dy lojtarët të veshin fanellën e Bajernit sezonin tjetër.

Nikolas Pepe

Sipas së përditshmes së njohur gjermane “Kicker”, drejtuesit e Bajernit kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për të dy lojtarët. Afrikani Pepe nuk ka arritur të bindë, ndërsa kërkesat e Leverkuzen për Haverc janë të papërballueshme nga Bajerni.

Kai Haverc

Fokusi i bavarezëve mbetet te talenti i Çelsit Kalum-Hadson Odoi. Sulmuesi 18-vjeçar është i hapur për një largim nga Çelsi, por pikërisht klubi londinez po bën rezistencë duke refuzuar ofertat e njëpasnjëshme të Bajerni të Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *