Merkato e janarit/ Kërkohet edhe në Superiore, Niko Zisi e gjen klubin e ri në Greqi

Një tjetër lojtar shqiptar do i shtohet kampionatit grek të futbollit. Niko Zisi, që fillimet e tij i pati te ekipi i Bylisit, por që ka luajtur edhe me fanellën e Kamzës, do të transferohet në kategorinë e dytë të Greqisë. Lojtari shqiptar aktualisht është pa skuadër, por projekti i klubit grek duket se e ka bindur për të vazhduar karrierën e tij në vendin helen.

Sipas asaj që raporton “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Niko Zisi do të nënëshkruajë me AE Karaiskakis. Në këto moment klubi mban vendin e dytë në ligën e dytë të Greqisë, por shanset për tu ngjitur në elitë janë reale. Për këtë arsye, futbollisti shqiptar ka vendosur të firmosë një kontratë 6 mujore, pra deri në fund të sezonit. Gjithashtu do të ketë edhe një opsion rinovimi, kjo nëse Karaiskakis arrin të sigurojë një vend në Superligën e Greqisë./Sport Ekspres/