Merkato e hapur për 6 muaj/ FIFA me ide të çmendur për sezonin e ri, shkak gjendja ekonomike e skuadrave

Humbjet e mëdha ekonomike në futboll janë të pashmangshme nga situata e krijuar nga koronavirusi. Disa prej skuadrave e kanë ndier tashmë këtë vështirësi financiare duke kërkuar fillimisht fonde nga Federata e më pas duke iu kërkuar lojtarëve të mos paguhen me paga të plota. Ekstremi shkon edhe më tej ku sipas mediave italiane, 30% e skuadrave amatore mund të shpërbëhen si ekipe. Nisur nga këto dhe të tjera arsye, Fifa po mendon për të lehetësuar barrën financiare të klubeve. Në mediat europiane kanë nisur të qarkullojnë lajme se Fifa dhe Uefa po mendojnë të shtrijnë në një kohë më të gjatë merkaton e transferimit të lojtarëve. Sipas “Telegraph” bëhet fjalë që merkatoja e sezonit 2020/2021 të jetë e hapur nga 1 korriku deri më 31 janar. Një periudhë 6 mujore e cila si kurrë më parë si një hipotezë për tu dhënë mundësi klubeve të grumbullojnë të ardhura të mjaftueshme e për t’i shpenzuar më tej në tregun e merkatos. Megjithatë ende nuk ka konfirmime zyrtare apo ide të konfirmuara nga delegatët përkatës të Fifa dhe Uefa. Në këtë mes mund të krijohet edhe një trazirë shumë e madhe dhe e pa menaxhueshme nga ana e skuadrave. Të paktën trajnerët do e vuajnë më tepër presionin e një merkatoje të hapur për gjithë gjysmë sezonin e parë. Madje edhe lojtarët mund të humbasin përqëndrimin nga presioni që mund të bëjnë klubet për marrjet e shërbimeve të tyre. Por siç edhe theksuam më sipër gjithçka mbetet e hapur për diskutim nga ekspertët e institucioneve sportive./Sport Ekspres/